Mustafi në 11-shen e muajit
Valencia ka shënuar fitore në katër ndeshjet e fundit në La Liga duke u bërë skuadra më në formë në Spanjë, derisa meritat kryesore për këtë sukses i kanë marrë Mustafi dhe bashkëlojtarët e tij, Gaya e Parejo…

Valencia ka shënuar fitore në katër ndeshjet e fundit në La Liga duke u bërë skuadra më në formë në Spanjë, derisa meritat kryesore për këtë sukses i kanë marrë Mustafi dhe bashkëlojtarët e tij, Gaya e Parejo, të cilët janë përfshirë në formacionin më të mirë të këtij muaji.
Mbrojtësi 22 vjeçar ka qenë i plotë në të gjitha këto përballje.
Tre skuadrat e para në Spanjë, Real Madrid, Barcelona dhe Atletico Madrid, kanë përfshirë nga një futbollistë në këtë 11-she, derisa sikurse nga Valencia, edhe nga skuadra e Celta Vigos janë përzgjedhur tre futbollistë.
