Maqedoni
Formimi i subjeketeve të reja politike, analistët: Serial që shqiptarët e kanë parë
04.08.2023 16:00
Paralajmërimet e reja për formimin e disa subjekteve politike në bllokun politik shqiptarë...

Paralajmërimet e reja për formimin e disa subjekteve politike në bllokun politik shqiptarë, sipas analistëve politik nuk janë asgjë e re, përveq një serial të cilën shqiptarët e kanë parë në disa raste që nga pavarësia e vendit.
Sipas Profesorëve Universitar Bashkim Selmani dhe Isak Sherifi, shqiptarët nuk duhet të fokusohen tek numri i partive politike, por tek oferta apo kauza e tyre. Një theks i veçant duhet të jetë edhe qëndrueshmëria e tyre, sepse sipas tyre shumë subjekte politike pas dëshpërimit në zgjedhje janë mbyllur,ndërkohë disa të tjera kanë qëndruar falë bashkëpunimit të ngushtë me faktorin politik maqedonas.
“Gjitha partë politike të cilat janë themeluar nuk kanë përfunduar aty ku i kanë pasur synimet, për arsyje se nëse meret për bazë tek të gjitha partitë përveç BDI-së ka një zhgënjim i përbashkët, i gjithë votës shqiptare, për arsyje se gjithmonë votuesi ose vota shqiptare që meret nga shqiptarët, do të shifet se prioritet u japin interesave të shtetit sesa interesat e votuesve. Nga ana tjetër grupacionet e partive politike shqiptare nuk kanë pasur një program të kjartë se çfar roli dhe funksioni do të mbrojnë ata, dhe cilat interese të qytetarëve do t’i mbrojnë. Sikur kanë qenë të pa përgatitur për kauzën shqiptare, ashtu janë të pa përgatutur aktualishtë edhe për interesin e vet shtetit”, u shpreh profesori universitar Bashkim Selmani.
Ndërsa për Profesorin tjetër Universitar Isak Sherifin, mbijetesa e këtyre subjekteve të reja politike mund të bëhet vetëm për mes kualicionimeve parimore të cilat mund të ndodhin tek blloku i partive në pushtet apo në opozitë.
“Unë mendoj që këto parti të cilat po lindin vetëm me kualicione të mundshme mund të arrinë të mbijetojnë në skenën politike në RMV. Nëse nuk do të ndërtohen kualicione parimore që edhe në të ardhmen të vazhdohet si një front apo si një bllok, qoftë tek opozita, apo tek partia në pushtet që pretendon ta formon frontin europian, ne tash duhet ti presim që ti shofim tezat dhe anti tezat e këtyre dy blloqeve politike se cilat do të jenë, dhe sa do të arrinë ata që me trupin e tyre votues të dalin në sipërfaqe veqanarishtë nga vendet ku vinë”, theksoi profesori universitar Isak Sherifi.
Sherifi poashtu ka sygjeruar se partitë politike shqiptare, e posaçërisht subjektet e reja politike, duhet që garën e tyre ta bëjnë në nxjerjen në sipërfaqe te personave ekspert të lëmive të ndryshme, të cilët janë kuadro të reja dhe të shëndosha, pa ndonjë të kaluar të errët politike, sepse sipas tij populli shqiptarë dinë mirë t’i gjykonë rolin e çdo individi dhe të kaluarën e tij politike.
FITIM KRYEZIU
