Maqedoni
Banorët në afërsi të Falishtit të Tetovës, protestojnë kundër deponisë së egër
04.08.2023 16:22
Kanë protestuar banorët e pronave dhe të disa shtëpive që janë afër deponisë se ngarkim- shkarkimit...

Kanë protestuar banorët e pronave dhe të disa shtëpive që janë afër deponisë se ngarkim- shkarkimit në afërsi të Falisht të Tetovës. Ata thonë se shaku i deponisë shumë prona kanë mbetur pa punuar.
Ata akuzojn ish kryetaren e Tetovës Teuta Arifi, por edhe kreun aktual, për mos veprim,që sipas tyre edhe përkundër disa takimeve kjo deponi dita ditës shkon duke u rritur.
“Ne sot jemi mbledhur në protestë nëse mund të thuhet për deponinë e egër që është instaluar katër vite e më tepër. Këto toka katër vite as mbjellën as koren shkaku mbeturinave. Kjo pjesë e pilogut kanë qenë ndër fushat më pjellore këtu janë kultivuar të gjithë llojet e bujqësisë , duke fillu nga gruri, speci, misëri lakrat ndër më pjelloret . Bilall Kasami apelojmë tek ai pse mund ta bëj këtë edhe pse është fajtor më pak se të tjetër , që këtë deponi ta dislokon në një vend tjetër”, u shpreh protestuesi.
“Mua personalisht me pengon se unë këtu jetoj e kam deponinë 10 metra afër se unë këtu jetoj , edhe ju mund ta xhironi edhe ta shihni sa e kam shtëpinë larg , për këtë , unë e dijë se Teuta i ka fajet se ajo e ka sjell, pir të paktë e mbante më pastër këta shkurt shqip e kanë tepru zullumin , për këtë i kam informuar të gjithë shefat deri tek Bilall Kasami kam qenë më ka thënë ta zgjedhin”, theksoi protestuesi.
Ndërsa nga NPK- Tetovë thoën se kohët e fundit me arrdhjen e mërgimtarve ka rritje të sasisë së mbeturinave në qytet dhe sipas tyre janë duke punuar për të gjetur një zgjedhje afatgjate.
“Qytetarët duhet që të kenë mirëkuptim derisa të gjendet zgjidhje.Presim që deri në fund të vitit të bëhet dislokimi i kësaj deponie" thonë nga Ndërmarrja Publike Komunale në Tetovë.
VISARI SADIKI
