Maqedoni

KSHPK të ndiqet penalisht Merko, ka emrëruar u.d drejtoreshë pa arsim sipëror

04.08.2023 16:44

Komisioni shtetëror për parandlaimin e korrupsionit do të dorëzojë iniciativë për ndjekje penale...

Komisioni shtetëror për parandlaimin e korrupsionit do të dorëzojë iniciativë për ndjekje penale të Kryetarit të Komunës së Strugës Ramiz Merko,  për shkak të dyshimit se dy herë ka emëruar u.d në një  shkollë fillore e cila dhe e njejta nuk i ka  plotësuar kushtet.
 
Nuk ka pasur përvojën e duhur dhe as vëretim për provimin e kaluar për drejtor. Ajo poashtu ka ligjeruar lëndë për të cilat nuk ka qenë kompetente dhe për të cilat është i nevojshëm arsimi sipëror. Do të kërkohet që për këto të përgjigjet penalisht drejtoresha dhe të punësuarit që i kanë ndihmuar ti falsifikojë dokumentet e nevojshme për të ushtruar funksionin drejtoreshë. 
 
“Ka ligjeruar lëndë të ndryshme për të cilat nuk ka qenë komptenetedhe nuk i ka plotësuar kushtet për të qenë arsimtare në[ pajtueshmëri me  nenin 3 nga ligji për arsimtar dhe bashkpunëtor profesional. Diplomën e ka marë më datë 01. 04 . 2022 dhe më parë ka qenë e punësuar me arsim të mesëm. Ajo nuk i ka plotësuar kushtet  për u. D drejtoreshë nuk ka pasur së paku pesë vite përvojë në procesin arsimor”, u shpreh antari i KSHPK-së, Shemsi Sallai.
 
Sipas antikorrupsionerëve Merko nuk e ka obliguar këshillin e shkollës për të sjell vendim për konkurs  publik për zgjedhje të drejtorit të shkollës, edhe pse kjo nuk është arsye që këshilli ta bëjë këtë gjë  me vetiniciativë. 
 
“Këshilli drejtues edhe me vetiniciativë ka mundur të shpall konkurs dhe të mos presin Kryetarin e Komunës sepse nëse ai kryen detyrimet duhet  të propozojnë ata për mbrojtjen e interesit publik. Kjo është arsyetim se ai nuk e ka paraqitur është bërë lëshim. Te ne dëgjojmë vetëm për arsyetime për suksese askush nuk flet”, theksoi antari i KSHPK-së, Nuri Bajrami. 
 
Mbikqyrja e zbatimit të ligjeve nuk është i rregulluar në mënyrë sistemore, dhe kjo shpie në zbatim joefetiv të ligjeve. Antikorrupsionerët miratuan edhe  vendim për ndryshimin dhe plotësimin e strategjisë nacionale dhe mbikqyrja është autorizimet e reja që propozohen. 
 
FLUTURA LATIFI TOPOJANI