Futboll
Hidhet shorti për sezonin e ri të Ligës së Dytë
04.08.2023 16:34
Sot në praninë e Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit...

Sot në praninë e Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për edicionin e ri të garave 2023/2024 për Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Kampioni i Kosovës, Besa e cila ka pretendime për kualifikim në elitën e futbollit vendor do ta nisë sezonin e ri në Koçan, ku e pret e rikthyera në ligën e dytë – Osogova.Ndërkaq, Bashkimi i Kumanovës do t’i bëjë gosti Ohrit.
Në ndeshjen kryesore të xhiros së parë do të përballen Bellasica – Pelisteri, të dyja këto skuadra që në të kaluarën kanë luajtur në Ligën e Parë. Novaci i Manastirit do të jetë mikpritëse e Arsimit nga Çegrani. Sezoni i ri në Ligën e Dytë do të nis me 12 gusht.
LDFM – Java e Parë
Bashkimi – Ohrid Lihnidos
Osogova – Besa
Bellasica – Pelisteri
Novaci – Arsimi
Kamenica Sasa – Skopje
Detoniti – Vardari (N)
Kozhufi - Karaormani
