Futboll

Dinamo Zagreb fabrikë për prodhimin e parave

04.08.2023 16:35

Kampioni aktual kroat Dinamo Zagreb, u kualifikua në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve...

Kampioni aktual kroat Dinamo Zagreb, u kualifikua në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve, pasi eliminuan kampionin e Kazakistanit Astana. “Të kaltërtit” nga Zagrebi, tani s’paku kanë siguruar kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
 
Kroatët zakonisht kanë kërkesa të mëdha në arenën ndërkombëtare dhe duan të luajnë tek kampionët e vërtetë dhe jo tek humbësit me fat. Po që se Dinamo sipas mediave kroate do të luaj në grupet e Ligës së Konferencës do të përfitojë 4.4 milion euro, por nëse shkojnë në fazën e grupeve tek kampionët arka e skuadrës do kishte minimum 11.5 milion të ardhura.
 
Nëse kroatët do të luanin në grupet e Ligës së Kampionëve dhe do të humbiste të gjitha ndeshjet arka e tyre do të mbushej me më shumë se 26 milion, shumë kjo e parave që nuk ta imagjinojë asnjë skuadër nga rajoni. Në fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve, Dinamo Zagreb do të përballet me grekët e AEK-ut nga Athina.