Futboll
UEFA renditja, LPFM ndër katër kampionatet më të dobët
04.08.2023 16:39
Institucioni më i rëndësishëm në futbollin Europian UEFA ka publikuar renditjen e Federatave kombëtare...

Institucioni më i rëndësishëm në futbollin Europian UEFA ka publikuar renditjen e Federatave kombëtare pas ciklit 2022-2023. Në këtë renditje janë marrë parasysh rezultatet e skuadrave përfaqësuese në të dyja konkurencat.
Anglia, Spanja, Italia, Gjermania dhe Holanda, vazhdojnë të mbeten pesë kampionatet më cilësore në kontinetin e vjetër. Me 86.928 pikë, Anglia vazhdon të ruajë kryesimin. Kampionati i jonë vendor apo LPFM-ja, falë rezultateve të dobëta të skuadrave që kanë luajtur ose po luajnë në garat e UEFA-së, sërish ka shënuar rënie në këtë renditje. Maqedonia e Veriut me 5.759 pikë, tani e mban pozitën e 52 dytë nga gjithsej 55 anëtaret e UEFA-së.
Pas kampionatit tonë vendor janë vetëm Mali I Zi, Gibraltari dhe San Marino, të ciët sivjet luajtën ndeshje paraeliminatore për Ligën e Konferencës. Kosova me 10.041 pikë, mban pozitën e 36 që donë të thotë se ka shënuar progres. Kampionati i Shipërisë, ka mbetur në 48 me 6.750 pikë.
Në bazë të suksesit të sivjem, nëse Struga Trim Lum, nuk ia del të hyjë në grupe të Ligës së Konferencës, Maqedonia e Veriut për sezonin e ardhshëm garues në UEFA, do të humbas një skuadër dhe do të luajë me tri skuadra. Gjatë përpilimit të kësaj renditje janë shfrytëzuar koeficientët 4.33 për meshkuj dhe 1.75 për femrat.
