Futboll

Shkëndija mbetet skuadra më e mirë vendore

04.08.2023 16:41

Institucioni më i rëndësishëm në futbollin Europian UEFA dje ka publikuar renditjen...

Institucioni më i rëndësishëm në futbollin Europian UEFA dje ka publikuar renditjen e klubeve pas ciklit 2022-2023. Vendi i parë përkon me kampionët në fuqi të Champions-it, Mançester Sitin, në kuotën e 120.000 pikëve, teksa në shkallën e dytë të podiumit ndiqet nga kampionët e Gjermanisë, Bajern Munih.
 
Skuadra e Shkëndijës së Tetovës, vazhdon të jetë skuadra më e mirë vendore në këtë renditje të UEFA-së. Ajo mban pozitën e 154 me 8.000 pikë, porka shënuar një rënie të dukshme. Pas sajë janë Shkupi në pozitën e 161 që ka shënuar progres, ndërsa dy skuadrat e tjera që sivjet luajtën në evropë Makedonija Gj.P, është e 312-ta, me 3.500. Kampioni në fuqi Struga Trim Lum, me 1.000 pikë, me koeficientin e njëjtë sikurse tri ekipet e tjera 1.150, mban pozitën e 416-të.
 
Skuadra e Laçit, është më e mira e renditur nga ekipet e Superios, ndërsa Drita e Gjilanit me 6.500 pikë dhe koeficientin 2.8 mban pozitën e 181. Kështu kjo skuadër gjilanase është më e mira e kampionatit të Kosovës.