Futboll
Botërori i femrave, marokienet të parat që fitojnë dy ndeshje me radhë
04.08.2023 16:46
Përfaqësuesja e Marokut vazhdon me surprizat e saja në Kampionatin Botëror të Futbollit të Femrave...

Përfaqësuesja e Marokut vazhdon me surprizat e saja në Kampionatin Botëror të Futbollit të Femrave, që është duke u zhvilluar në Australi dhe Zelandë të Re. Debutuesit e turneut, kanë mposhtur Kolumbinë 1-0 dhe kanë kaluar në fazën eliminatore në një natë të jashtëzakonshme të ndeshjeve të Grupit H që ka parë të eliminuar Gjermaninë favoritët para turneut.
Pas fitores Republikës së Koresë, Maroku u bë përfaqësuesja e parë arabe që fitoi një ndeshje në historinë e turneut. Ata tani janë bërë të parët që kaluan fazën e grupeve të një botërori të femrave në futboll. Maroku është skuadra e parë afrikane që fiton dy ndeshje të njëpasnjëshme dhe e para që ruan portën e paprekur. Nga po Grupi H, janë eliminuar gjermanet, pasi nuk iu mjaftoi barazimi 1:1 me Korenë e Jugut.
Pasi Kolumbia edhe pse humbi nga Maroku, vazhdon garat në 1/1 e finales. Gjermanet gjate historisë dy herë ishin kampione bote në vitin 2003 dhe 2007. Futbollistet gjermane për herë të parë në historinë e botërorëve të femrave janë eliminuar në fazën e garave në grupe. Që nga kjo e shtunë nis raundi i dytë apo 1/8 të finaleve në të cilën do përballen Francë – Marok dhe Kolumbi – Xhamajkë.
