Futboll
LPFM, elita e futbollit vendor po mplaket
04.08.2023 16:48
Liga e Parë Futbollistike e Maqedonisë së Veriut, në sezonin e ardhshëm 2023/24...

Liga e Parë Futbollistike e Maqedonisë së Veriut, në sezonin e ardhshëm 2023/24 do të jetë më e vjetër në moshë. Sipas të dhënave të portalit të specializuar për futboll “transfermarkt”, mosha mesatare e futbollistëve në LPFM është 25.4 vjet, që është një rritje prej 1.7 vjet apo 19 muaj më e moshuar në krahasim me sezonin 2022/23.
Tani më dy vjet me radhë skuadra më e moshuar në elitën e futbollit vendor është Struga Trim Lum. Liqenasit në sezonin e ri do futen me një mesatare prej 27.1 vjet, që është një rritje prej 1.3 vjet në krahasim me sezonin e shkuar. Skuadrën më të re në moshë në disponim do ta ketë Akademia Pandev ose BRERA sipas emrit të ri me një mesatare prej 22.7 vjeç. Ekip nën moshën 24 vjeçare deri sot kanë vetëm edhe tri skuadra tjera si Shkupi, Rabotniçki dhe Bregallnica.
Superiorja shqiptare ka një moshë mesatare prej 24.3 vjet, ndërsa Superliga e Kosovës është me një mesatare prej 25.1 vjet. Liga më e moshuar në kontinentin e vjetër me një mesatare prej 27.1 vjet është La Liga e Spanjës, përderisa më e reja nga 55 kampionatet që luhen në kuadër të UEFA-së, është ajo e Letonisë me mesataren 22.7 vjet.
