Futboll

Pranoi gol në minutën e 101, Shkupi eliminohet nga Levski

04.08.2023 16:48

Skuadra e FC Shkupi, iu ka dhënë fund garave evropiane, pasi mbrëmjen e kaluar në Sofje...

Skuadra e FC Shkupi, iu ka dhënë fund garave evropiane, pasi mbrëmjen e kaluar në Sofje me rezultatin minimal 1:0 u mund nga Levski. Kështu “pëllumbat” me rezultatin e përgjithshëm 3:0,  në raundin e dytë eliminator u përshëndetën me Ligën e Konferencës së UEFA-së.
 
Për shkak të probleme me përgatitjen fizike të referit kryesor të ndeshjes, pjesa e dytë e kësaj përballje u vazhdua për 10 minuta. Në minutën e 101 të ndeshjes Petkov e shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje. Kështu Shkupi bëhet ekipi i tretë shqiptar nga Maqedonia e Veriut, që eliminohet nga garat evropiane.
 
Para Shkupit, janë eliminuar MakedonijaGj.P si dhe Shkëndija e Tetovës, që në rundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës. Përfaqësues i vetëm i vendit në eliminatoret e Ligës së Konferencës, mbetet skuadra e Stuga Trim Lum, e cila në raundin e tretë do të përballet me skuadrën nga Luksemburgu, Swift Hesperange.