Futboll
Ballkani me ritëm europian, eliminohen Tirana, Drita e Dukagjini
04.08.2023 16:49
Ballkani vazhdon me ritëm evropian...

Skuadra e trajnerit Ilir Daja, pasi fitoi të parën ndaj Larnes me rezultatin 3-0, ka triumfuar dhe të enjten në mbrëmje në transfertë, në ndeshjen e kthimit, me rezultatin 4-1. Dominim total i skuadrës kampione të Kosovës, që tani duhet të mendojë për turrin e tretë të Ligës së Konferencës ku e prêt sfida e dyfishtë me LinkolnRedImps.
Eliminohet Drita, që pasi kishte barazuar pa gola në ndeshjen e parë në transfertë përballë Viktoria Plzen, është mundur 2-1 në ndeshjen e kthimit në “Fadil Vokrri”. Të tre golat u shënuan në fundin e pjesës së dytë.
Të njëjtin fat kishte dhe skuadra e Dukagjinit, e cila është mundur me rezultatin e thellë 6-1(rezultati i përgjithshëm 7-1).
Tirana është eliminuar në turrin e dytë të ConferenceLeague. Bardheblutë u mposhtën 3-1 në Stamboll nga Besiktas, ndërsa sonte në “AirAlbania” takimi përfundoi 0-2 në favor të skuadrës së ShenolGynesh.
