Maqedoni

Fondet ipard 2, shpallet thirrja e fundit me vlerë 8.8 mil. euro

04.08.2023 18:12

Qeveria ka njoftuar se është shpallur thirrja e fundit publike nga programi IPARD 2 për masën 3 me vlerë 8.8 milionë euro.
 
Këto mjete janë të destinuara për blerjen e pajisjeve dhe afati i fundit për paraqitjen e kërkesave është data 18 shtator 2023. Burimet financiare jepen si ndihmë e pakthyeshme në masën 50 për qind të vlerës së totalit të kostove të pranueshme të investimeve me kërkesë individuale.
 
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, së bashku me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave dhe Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, u bëjnë thirrje të gjitha kompanive nga sektori i bujqësisë si dhe fermerëve që t'i përdorin këto mjete me qëllim për të përmirësuar produktivitetin e tyre.
 
Të gjitha institucionet kompetente janë në dispozicion të të interesuarve për të aplikuar në këtë thirrje për të siguruar investime të reja dhe suksese të reja në sektorin e bujqësisë.Maqedonia e Veriut është lider në rajon me shfrytëzimin më të madh prej 98% të mjeteve nga programi IPARD 2, me 2369 kontrata të lidhura, por edhe vendi i parë në rajon që është gati të fillojë me programin IPARD 3.
 
Aplikantët e interesuar mund të gjejnë më shumë informacion në lidhje me Thirrjen Publike në lidhje me formularët e nevojshëm për paraqitjen e kërkesave për shfrytëzimin e fondeve sipas masës 3 – Investime në asete fikse për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe të peshkut në faqen e internetit të Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësia dhe zhvillimi rural.