Maqedoni

Në Shkup 10 aksidente, 41 shoferë dhe 23 këmbësorë të dënuar

04.03.2015 09:28

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë së trafikut është kryer kontroll në gjithsej 10 aksidente rrugore...

Prej tyre, katër janë me pasojë të dëmeve materiale dhe pesë janë me pasojë të lëndimeve trupore, në të cilat lëndime të lehta kanë marrë dy shoferë të automjeteve motorike, dy bashkëudhëtarë, një këmbësor, një çiklist.
 
Ka ndodhur edhe një aksident trafiku me pasojë lëndim i lehtë trupor në të cilën lëndime të lehta trupore ka marrë një këmbësor.
 
Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së trafikut janë zbuluar dhe sanksionuar 30 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, prej tyre 11 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe të njëjtit janë shkyqur nga komunikacioni, si dhe 23 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimeve për këmbsorë apo kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit për këmbësorë, prej tyre 19 këmbësorë krahas dënimit për pagesë të gjobës u është dhënë edhe ftesë për këshillim trafiku.
 
Me ndihmën e automjeti special "karrotrec" gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së trafikut janë larguar 55 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.
 
Sot Sektori për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup do të mbajë ligjërata edukative në SHF "Nikolls Vapcarov" që gjendet në territorin  e komunës së Çairit me nxënësit  e klasës së dytë.
 
Për sot nuk ka paralajmërim për ngjarje të jashtëzakonshme me çka pritet që komunikacioni të zhvillohet rrjedhshëm dhe sipas rregullativës ekzistuese të komunikacionit./mia