A janë farsë politike dorëheqjet e BDI-së? Osmani: Le të na testojnë, nëse miratohen ndryshimet kushtetuese, shkojmë në opozitë (VIDEO)
Dorëheqjet e BDI-së vijnë si pasojë e situatës....

Dorëheqjet e BDI-së vijnë si pasojë e situatës emergjente lidhur me ndryshimet kushtetuese.
Në këtë situatë secili duhet të sakrifikojë për të mirën e shtetit, tha ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani. Edhe pse kërkesën e VMRO-DPMNE-së për tu tërhequr nga pushteti, e sheh si shoviniste, megjithatë thotë se BDI është e gatshme edhe të shkojë në opozitë, por edhe në zgjedhje të parakohshme parlamentare vetëm nëse VMRO-DPMNE voton ndryshimet kushtetuese.
"Pavarësisht që kjo kërkesë është jo-parimore e VMRO-DPMNE-SË, është shoviniste, për shkak se ju të kërkoni që vetëm ministrat shqiptarë të dalin, të cilët nuk kanë ra nga qielli, por janë zgjedhur nga shumica e komunitetit shqiptar dhe tash një komunitet tjetër ic cili tenton të merr pushtetin, do të bëjë inzhiniering të vullnetit të popullit shqiptar është dimension krejt shovinist, por pavarësisht kësaj ne kemi vleresuar se tani është Evropa mbi të gjitha, është momenti historik dhe është koha ti lëmë anash këto dimensione, ti lëmë anash të gjitha interesat. Nëse kjo është kërkesa për të mbështetur ndryshimet kushtetuese, ja ne po e plotësojmë..Ne jemi për zgjedhje të parakohshme, vetëm nëse VMRO-DPMNE voton për ndryshimet kushtetuese" tha Osmani në intervistën speciale për TVM2.
