Osmani thumbon Mexhitin, do të matemi në zgjedhje (VIDEO)

04.08.2023 21:59

Ministri i Punëve të Jashtme dhe njëherit, nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani....

Ministri i Punëve të Jashtme dhe njëherit, nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, me mesazhe direkte për Izet Mexhitin dhe Lëvizjen Demokratike – “Do shihemi në zgjedhje”.

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, i pyetur nga gazetari Ersan Pajaziti në intervistën speciale për TVM2, lidhur me kritikat e adresuara nga Izet Mexhiti, se Osmani është i stërngarkuar me poste dhe se nga ana tjetër nuk është i dëshirueshëm nga strukturat dhe aktivistët partiak, u kundërpërgjigj duke thënë se pesha politike matet në fushën e mejdanit, e ato janë zgjedhjet parlamentare.

Osmani tha se në zgjedhjet e ardhshme do të shihet se sa vlejnë njerëzit që nuk kanë pas logon partiake të BDI-së dhe Ali Ahmetin.