Qendra për menaxhim me kriza, shuhen vatrat e zjarrit në ambiente të hapura

05.08.2023 14:16

Deri në orët e vona të natës...

Deri në orët e vona të natës kemi patur 29 vatra zjarri në ambiente të hapura, thuaja se gati të gjithë u shujatën qysh në fazën e parë. Vetëm katër aktualisht janë aktive dhe  nën kotroll të plotë të zjarrëfikësve, të cilët janë duke punuar në terren.

Edhe këto katër vatra zjarri, në çdo moment mund të shuhen, njoftoi drejtuesi i QMK Stojançe Angellov. Zjarret më të fuqishme janë shënuar në rajonin e Shkupit.

“Zjarret më të mëdha për të cilat është nevojitur angazhim më i madh, janë në Vollkovë, në Shkup -zjarri në Studeniçan, në Shkup- zjarri në Likovë- afër Vaksincës ku flakët e zjarrit u përhapën shumë, por fal angazhimit dhe intervenimit të zjarrëfiksave nga Kumanova, me mbështetje të fuqishme nga ana e banorëve lokal, deri në orët e vona të natës zjarri u shua tërsisht. Gjatë natës është aktivizuar një zjarr shumë i madh afër burgut të Shtipit, i cili ka marrë flakë në drejtim të fshtrave Dragoevë dhe Penush. Erërat e forta që fryenin e vështrësonin jasht mase shuarjen e zjarrit, por zjarrëfikësit e guximshëm kanë qëndruar në vendngjarje dhe në ora 2:00  të natës zjarrin e kanë vënë nën kontroll. Pra, kemi katër vatra zjarri, njërin që e përmenda në Shtip dhe në çdo moment mund të shuhet, i dyti është në Ohër në vendin NovoSellë, gjithashtu në Ohër kemi një vatër tjetër zjarri, ku digjet një deponi dhe në Prilep është duke u djegur bimësi e ulët” – tha Stojançe Angellov nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

“Zjarri ishtë në përmasa të mëdha dhe ajo që e bëntë më të vështirë shuarjen ishte era e fortë. Zjarri ka marr flakë gjatë natës. Aty diku rreth ores dy –tre të mëngjesit e kemi vënë nën kontroll dhe pastaj e kemi fikur tërsisht. Është djegur diku rreth 500 hektarë tokë. Situata është nën kontroll” – u shpreh një nga zjarrfikësit e Shtipit.

Sipas QMK-së, disa vatra zjarri janë riaktivizuar, por digjen disa drunjë gjysëm të djegur dhe zjarrëfikësit janë në vendngjarje për të mos lejuar përhapjen e flakëve. Lufta me zjarret cdo vit përsëritet ne Maqedonin e Veriut, shumë herë dyshohet që shkak është faktori njeri. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)