Dasma me armë, dy të lënduar nga plumbat qorr

05.08.2023 14:36

Deri me sot janë plagosur dy persona me plumba qorr...

Deri me sot janë plagosur  dy persona me plumba qorr, si pasojëe shkrepjes së armëve nëpër ahengjet familjare në Tetovë dhe Gostivar.

Personat e lënduar janë një burrë nga Çellopeku i Tetovës dhe një zonjë nga Çegrani i Gostivarit.

Sipas zëdhënsit  të SPB-Tetovë, Fatmir Rexhepi, për këta dy raste punonjësit e SPB Tetovë kanë ndaluar 13 persona dhe po punohet për zbardhje të rasteve.

“Siç e filluam sezonin nuk kishim raste por dy rastet e fundit ku njëri në Çegran një zonjë duke qëndruar në oborrin e shtëpisë së saj pësoi lëndime nga një plumb i pa destinuar  kështu pjesëtar të SPB Tetovë si të dyshuar të armës së zjarrit ka arrestuar 13 persona ku janë mbajtur në stacionin policor edhe punohet në zbardhjen e rastit  edhe rasti dytë është në Çellopek të Tetovës ku një person duke qëndruar në qendër të fshatit një person është goditur nga një plumb i pa destinuar është goditur në kokë edhe për fat të mirë ka përfunduar me lëndime jo serioze” – tha zëdhënësi i SPB Tetovë, Fatmir Rexhepi.

Të shtënat me armë janë në kundërshtim me Ligjin për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike dhe gjoba për këtë lloj kundërvajtjeje sipas nenit 31 varion nga 200 deri në 500 euro, po ashtu varësisht nga pasojat, gjuajtja mund të jetë dhe vepër penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, për të cilin është paraparë dënim me burg prej një deri në pesë vjet burg.

Nga SPB Tetovë bëjnë apel që të Festohet me zemër e jo me armë, pasi një gjuajtje e pa kontrolluar dikujt mund t’i kushtojë edhe me jetë. (Visar Sadiku, TVM2)