Botë
Obama për një vit e vazhdoi afatin e sanksioneve amerikane ndaj Rusisë
04.03.2015 09:43
Presidenti amerikan Barak Obama për një vit e vazhdoi afatin e vlefshmërisë të serisë së sanksioneve, që paraprakisht janë vendosur kundër Rusisë lidhur me krizën ukrainase...

Presidenti amerikan Barak Obama për një vit e vazhdoi afatin e vlefshmërisë të serisë së sanksioneve, që paraprakisht janë vendosur kundër Rusisë lidhur me krizën ukrainase, transmetoi TAS, duke cituar Shtëpinë e Bardhë.
Bëhet fjalë për vazhdim të afatit të vlefshmërisë të masave kufizuese lidhur me Federatën ruse, të zbatuara nga Qeveria amerikane më 6, 16 dhe 20 mars dhe më 19 dhjetor të vitit të kaluar.
Këto sanksione përfshijnë një sërë shtetas rusë, përfshirë edhe persona zyrtarë, si dhe përfaqësues të Qeverisë së ish presidentit ukrainas Viktor Janukoviç. Përveç kësaj, masat përfshijnë edhe një numër të madh të biznesmenëve nga Rusia, disa kompani dhe udhëheqësit e Republikave të vetëshpallura Popullore të "Donjeck dhe Lugansk".
Sipas Shtëpisë së Bardhë, Obama ka konkluduar se të gjitha këto sanksione duhet të mbeten në fuqi edhe pas 6 marsit të vitit 2015 në afat edhe prej një viti./mia
