Procesi i ndryshimeve kushtetuese, VMRO: Rrugë e verbër, Bullgaria mohoi Ilindenin
Ngushtimi i harkut kohor për votimin e nevojës...

Ngushtimi i harkut kohor për votimin e nevojës për të ndryshuar kushtetutën më 18 gusht shton presionin midis partive.
Nga VMRO – DPMNE duke mbetur në kundërshtimet e tyre, akuzojnë kryeministrin Kovaçevski se po vepron sipas udhëzimeve të Bullgarisë pasi tanimë dy ditë nuk ka reaguar pas mohimit të Ilindenit nga Sofja zyrtare.
Sipas tyre integrimet me politikat e Kovaçeskit po shkojnë drejt rrugës së verbër.
“Kovaçevski, Osmani dhe Mariçiq po fshihen ofendimeve të kreut shtetëror bullgar, bullgarizuan kryengritjen e Ilindenit, duke e përfaqësuar si betejë të bullgarëve për liri. Ky ëhstë mohim I historisë maqedonase. Kjo është dëshmi se ndryshimet kushtetuese nuk janë kushti i fundit, por pas kësaj do të vijojnë të tjera, ndërkaq rruga e integrimit që përfaqëson Kovaçevski është vetëm një rrugë e verbër”, thuhet në reagimin e VMRO – DPMNE-së.
LSDM: VMRO ka shansin të mbroj interest shtetërore
Socialdemokratët rikujtojnë Mickoskin dhe deputetët e partisë së tij se tani kanë shansin të radhiten krahë interesave shtetërore dhe të tregojnë përkushtim për shtetin dhe të ardhmen.
“Hristijan Mickoski dhe DPMNE nëse me të vërtetë kujdesen për interesat e shtetit dhe axhendën europiane do të duhet të mbështesin ndryshimet kushtetuese. Të gjitha kushtet që shtroi Mickoski për DPMNE-në janë përmbushur. Gjithçka duhet të bëjnë është të kyçen në process dhe të mbështesin ndryshimet kushtetuese”, - thuhet në reagimin e LSDM-së.
Dorëheqjet e BDI-së, Osmani: Kërkesa e VMRO-së, shoviniste
Ministri për punë të jashtme Bujar Osmani në një intervistë për TVM2 ka ftuar VMRO-në që të mbështesë ndryshimet kushtetuese pasi kanë përmbushur kërkesën shoviniste të VMRO-së që vetëm shqiptarët të largohen nga pushteti.
“Nëse janë farsë le të na testojnë, ja le ti mbështetin ndryshimet kushtetuese, me automatizëm aktivizohen dorëheqjet. nuk ka nevojë më për vendim shtesë, as të partisë , as individuale. Në momentin kur ata do ti mbështesin ndryshimet kushtetuese ne jemi të dorëhequr dhe dalim nga institucionet, jo vetëm ministrat, port ë gjithë përfaqësuesit e BDI-së në institucione e shtetit, pavarësisht që kjo kërkesë është jo parimore e VMRO-DPMNE-së, është shoviniste.” – deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Ministri Osmani spjegon se marrëveshja me Bullgarinë është e përfshirë në pjesën e përgjithshme të kornizës negociuese me BE-në, dhe për të njëjtën nuk votojnë vendet anëtare të BE-së. Votim do të ketë vetëm për planin aksional të pakicave i vendosur në kaptinën për sundimin e së drejtës. (Meral Ismaili, TVM2)
