KE publikon raportin për Klasterin e parë, vlerat fundamentale pjesërisht të realizuara

05.08.2023 18:02

Komisioni Europian publikoi raportin për klasterin e parë....

Komisioni Europian publikoi raportin për klasterin e parë sa I takon vlerave fundamentale me vlerësim se vendi pjesërisht ka harmonizuar legjislaturën me atë të BE-së.

Në skriningun e këtij klasteri përfshihen gjyqësori dhe të drejtat themelore, drejtësia , liria, siguria, furnizimet publike, statistika dhe kontrolli financiar.

KE në pjesën e gjyqësorit propozon të përforcohet pavarësia e gjykatësve dhe prokurorëve publik.

“Maqedonia e Veriut është pjesërisht e përgatitur në funksionimin e gjyqësorit. Korniza ligjvënëse dhe institucionale për gjyqësorin ka harmonizim të mirë me standardet europiane, megjithatë Maqedonia e Veriut do të duhet në mënyrë plotësuese dhe efikase të përforcojë pavarësinë e gjykatësve dhe prokurorëve, të përforcojë përgjegjësinë dhe integritetin në të gjitha nivelet dhe të rris përgjegjësinë dhe integritetin në të gjitha nivelet e gjyqësorit dhe të rris qasjen dhe efikasitetin e drejtësisë”. - thuhet në konkluzat për gjyqësorin.

Sipas raprotit të Komisionit Europian Maqedonia e Veriut është pjesërisht e përgatitur edhe në luftën kundër korrupsionit.

“Vendi do të duhet të vazhdojë me zbatimin e strategjisë nacionale për ndalimin e korrupsionit sidmoso në sektorët më me rrezik sikurse furnizimet publike dhe financat publike. Shteti do të duhet që ti ndajë resurse të mjaftueshme komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, përfshi atë të nivelit të lartë. Mbetet i kufizuar konfiskimi i pronës si rezultat i korrupsionit”, - thuhet në pjesën e konkluzave sa i takon betejës kundër korrupsionit.

Përkrahë këtyre fushave në skrining janë përfshirë funksionimi i institucioneve demokratike, reformat në administratë dhe kriteret ekonomike. Reformat në administratë gjithashtu shënojnë vlerësim të ngjashëm se vendi pjesërisht është i përgatitur që të zbatojë të njëjtat. Andaj komisioni sugjeron që vendi të vazhdojë reformat të parapara në kornizën për reformim të duhur strategjik në përputhje me kornizën europiane, thuhet në konstatimin e reformave në administratën publike. (Meral Ismaili, TVM2)