I gjithë Ballkani goditet nga stuhitë, Slloveni: Tre të vdekur dhe dhjetra të zhdukur

05.08.2023 18:56

Pas një periudhe të gjatë me temperatura të larta...

Pas një periudhe të gjatë me temperatura të larta dhe thatësirë, i gjithë Ballkani është përfëshirë nga stuhi të mëdha dhe shira të rrëmyeshem.

Plazhet nëpër qytetet turistike në Shqipëri janë boshatisur, pjesa më e madhe e pushuesve janë detyruar të ndërpresin pushimet për shkak të motit të keq. Një stuhi me breshër dhe shi e ka goditur këtë pasdite edhe Beogradin, duke bërë që uji të rrjedhë nëpër rrugët qendrore të kryeqytetit.

Përmbytje ka patur edhe në Kroaci, por fatmirësisht nuk ka viktima. Ndërsa në Slloveni të paktën tre persona kanë vdekur dhe dhjetra të tjerë konsiderohen të zhdukur pasi vendi u përmbyt nga uji pas shirave të rrëmbueshëm për tre ditë rradhazi. Këto vërshime konsiderohen si më të mëdhat të regjistruara që nga themelimi shtetit.

“Këto janë vërshime rekorde, i tejkalojnë vërshimet që i kishim pas pavarsisë në vitin 1991. Shkalla është katastrofale e regjistruar. Mos dilni jasht dhe mos shëtisni në ambiente të hapura, veçanërisht derisa nuk kemi bërë riparime. Në këtë mënyrë e ekspozoni veten në rrezik dhe ekipet e shpëtimit gjithashtu” – tha Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob.

Banorët rrëfejnë tmerrin e frikës që përjetuan në ato çaste. Disa janë të shqetësuar për fatin e familjarëve të tyre, me të cilët nuk kanë asnjë kontakt.

“Ne të dy, me djalin tim, jetojmë këtu pak më lart. Kur ndodhi, unë thjesht arrita të largohem shpejt me makinën makinën në vend të sigurt. Kur u ktheva uji kishte mbuluar katin e parë” – tha një banore.

“Jam i shqetësuar për familjen time, sepse nuk e di se si po shkojnë. Nuk mund të marr askënd në telefon apo asgjë”. – tha një banorë.

“Mënyra se si ndodhi stuhija kësaj here, nuk do ta harroj, kurrë" – tha një banorë tjetër.

Stuhia ”Petar” pritet të sjellë shi rrebesh edhe në Greqinë Perëndimore dhe Veriore. Ndërsa  Gjermania Jugore, konkretisht Qyteti Reutlingen u godit papritur nga moti ekstrem që solli stuhi me breshër, duke mbuluar sipërfaqen e tokës deri në 5 cm me breshër.

Rrugët dhe kanalet u përmbytën. Rreth 250 zjarrfikës dhe forca emergjente ishin në detyrë për të pastruar pasojat e stuhisë. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)