Spanja dhe Japonia në çerekfinale të Botërorit për femra
Skuadrat e futbollit për femra të Spanjës dhe Japonisë...

Skuadrat e futbollit për femra të Spanjës dhe Japonisë u kualifikuan në çerekfinale të Kupës së Botës që po mbahet në Australi dhe Zelandën e Re.
Në ndeshjen e parë të fazës së 16-të në Auckland, Spanja mposhti Zvicrën bindshëm 5:1.
Aitana Bonmati shënoi dy gola për Spanjën në minutat e pestë dhe të 36-të, dhe Alba Maria Redondo Ferrer shtoi një në minutën e 17-të, Laja Codina në minutën e 45-të dhe Jennifer Hermoso në minutën e 70-të, ndërsa goli i vetëm i Zvicrës ishte autogol nga Codina në minutën e 11.
Futbollistet e Spanjës në çerekfinale do të luajnë kundër fituesit të ndeshjes Holandë – Afrika e Jugut.
Një vend në mesin e tetë më të mirëve e siguroi edhe skuadra japoneze, e cila mundi Norvegjinë me rezultat 3:1 në Wellington.
Japonezet kaluan në avantazh me autogolin e Ingrid Engen në minutën e 15-të, Guro Reiten barazoi pesë minuta më vonë, ndërsa Risa Shimizu në të 50-ën dhe Hinata Miyazawa në minutën e 81-të i sollën fitoren kombëtares japoneze. Në fazën e ardhshme, futbollistet e Japonisë do të ndeshen me fituesin nga ndeshja Suedi – SHBA.
