Gvardiol zyrtarisht futbollist i Cityt

05.08.2023 19:54

Josko Gvardiol është zyrtarisht...

Josko Gvardiol është zyrtarisht futbollisti më i ri i Manchester Cityt. Qendërmbrojtësi kroat ka kompletuar transferimin te kampioni në fuqi i Evropës nga RB Leipzig.

21-vjeçari u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori, pasi kampionët e Anglisë dhe Evropës paguan plot 90 milionë euro për të marrë kartonin e tij nga gjermanët.

Ndërkohë, Gvardiol, i cili ishte një nga futbollistët e kërkuar me ngulm nga trajneri Pep Guardiola, ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Manchester Cityn dhe do të vihet menjëherë në dispozicion të teknikut katalanas. Mbrojtësi i talentuar kroat u prezantua me një video mjaft interesante, ku ‘citizens’ shfrytëzuan edhe ngjashmërinë e mbiemrave Gvardiol dhe Guardiola, teksa është pikërisht trajneri katalunas ai që modifikon mbiemrin e tij për të zbuluar blerjen e re të klubit.

Reprezentuesi kroat kësisoj bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit duke lënë mbrapa emrat e Harry Maguire e Matthijs de Ligt.