Hojlund zyrtarizohet te Manchester United

05.08.2023 19:56

Më në fund është bërë zyrtare transferimi i Rasmus Hojlund...

Më në fund është bërë zyrtare transferimi i Rasmus Hojlund te Manchester United. Sulmuesi danez është larguar nga skuadra italiane Atalanta pas vetëm një sezoni dhe ka bërë hapin e madh në karrierë duke iu bashkuar gjigantit anglez.

Manchester United e ka prezantuar talentin danez për të cilin ka paguar plot 70 milionë euro te Atalanta.

20-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Manchester Unitedin.