Nesër nis sezoni i ri në LPFM
Me pesë ndeshje që janë në program nesër...

Me pesë ndeshje që janë në program nesër, pas një pushimi prej më shumë se dy muajsh, kthehet futbolli elitar në vendin tonë, me startin e ligës së parë për sezonin 2023-2024.
Kampioni i fundit dhe ekipi që me krenari po na përfaqëson akoma në Evropë, Struga Trim Lum, rrugëtimin drejt mbrojtjes së titullit e nis në shtëpi kundër Gostivarit të rikthyer në elitë.
Shkëndija, do të jetë mysafire e debutuesit Voskës në Ohër, ndërsa Vardari që kthehet në këtë shoqëri pas dy vitesh, rikthimin e nis nga Strumica, kundër Breras të ribrenduar nga Akademija Pandev. Takimet e xhiros së parë janë këto:
Nesër, 17.00
Struga – Gostivari
Voska Sport – Shkëndija
Bregallnica – Sileksi
Brera Strumica – Vardari
Tikveshi – Makedonija Gj.P.
E hënë, 17.00
Rabotniçki – Shkupi
