Thirja e fundit “IPARD 2”, Abdullahi: Mbështetje për makineritë bujqësore

06.08.2023 13:10

Me qëllim që të mos mbeten pa shfrytëzuar...

Me qëllim që të mos mbeten pa shfrytëzuar afër 10 milion euro nga programi Ipard 2,  Agjencia për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural ka ripërsirtur thirrjen publike  për mjetet e pa shfrytëzuara nga Ipard. Investimet e reja duhet të jenë për furnizim të paisjeve përpunuese, ndërsa afati i fundit për paraqitjen e kërkesave është data 18 shtator 2023.

“Kjo thirje vlen vetëm për makineritë bujqësore, janë mjete të limituara afër 10 milion euro që kanë ngelur prej të gjtha projekteve të Ipard 2 dhe me këtë thirje mendojmë që të shfrytëzojmë edhe ato mjete që të mos kthehen mbrapa pasi si agjencion jemi lider në ballkan për shfrytëzimin e Ipardit ku realizimi është 98%. Këto mjete që janë kthyer nuk janë për shkaqe të agjencionit por për shkak të kovidit dhe luftra Ukrainë Rusi ku disa aplikues nuk arritën ti realizojnë projektet” – tha zv.Drejtori i Agjencisë për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, Remzi Abdullahi.

“IPARD 3”, Abdullahi: 120 milion euro mjete për bujqit

Sa i përkët Ipard 3 , Abdullahu thot se janë në pritje të informacioneve nga BE se kur do të fillohet edhe me këtë program por  shpreson se gjatë këtij muaji do të shpallet edhe thirja edhe për programet nga Ipard 3.

“Këtë vit e kemi edhe Ipard 3 ku pritet që këto muaj të ketë edhe thirje  ku do të përfshihet masa 1 dhe 7 pasi masa  3 përseritet. Ipardi 2 ka pasur diku rreth 60 milion euro tani me Ipardin 3 do të kemi 97 milion ku 25 % do shtohet nga buxheti dhe do të arrijë një shumë prej 120 milion ku do ti kemi në dispozicion nga viti 2023 deri 2027, ku keto mjetë do të jenë të dedikuara për të gjitha kompanitë që dëshirojnë të aplikojnë dhe të shfrytëzojnë mjetë nga Ipardi” – u shpreh Abdullahi.

Me masën 1 nga Ipard 3 do të  përfshihen investimet në  makineritë bujqësore ndërsa me masën 3 janë të përfshira produktet për prodhimet bujqëosre dhe me masën  7 janë të gjitha ato kompani të cilat merren me prodhim jashtë bujqësisë. (Gazmend Kurtishi, TVM2)