Mërgimtarët mbushin Strugën, kontribute të ndryshme për vendlindjen

06.08.2023 14:16

Mërgimtarët tanë të cilët jetojnë në vende të ndryshme...

Mërgimtarët tanë të cilët jetojnë në vende të ndryshme të Europës dhe Amerikës kanë mbushur qytetin e Strugës duke i dhënë një atmosferë të gjallëruar qytetit. Përveç që me ardhjen e tyre japin kontributin në turizëm, mërgimtarët edhe kur janë jasht vendlindjes kontribojnë në mënyra të ndryshme për vendin e tyre dhe shoqërinë.

”Bamirësit strugan”, takim me mërgimtarët

Kontributin e tyre për të ndihmuar njerëzit në nevojë, mërgimtarët e japin kryesisht përmes shoqatës “Bamirësit Strugan”, të cilët organizuan edhe një takim me mërgimtarët si shenjë faleminderimi për të gjith kontributin që kanë dhënë.

Për kamerën tonë ata thanë se dashuria dhe malli që kanë për vendlindjen kur janë jasht vendit, i shtyn të ndihmojnë aq sa munden sepse në atë mënyrë ndihen të përfshirë dhe pjesë e vendlindjes.

“Për këta vitet e fundit mërgimtarët dhe me këtë rast ne duam t’i faleminderojmë për mbështjetjen se pa ata ne s’mund të bëjmë punë edhe s’mund ta tregojmë punën pa ata. Unë i faleminderoj të gjithë mërgimtarët për besimin që kanë tek ne. Unë u them vetëm një mesazh të shkurtër, ndihmoni sot falni një buzëqeshje nesër” – tha Drejtori i Shoqatës “Bamirësit Struganë”, Armend Roçi.

“Fakti që kam familje këtu është një nga arsyet pse dua të kontriboj edhe gjithashtu prindërit janë rrit këtu. Edhe një fakt është që çdo verë dhe dimër vijmë, kështu që jemi të lidhur me vendin dhe është patjetër të ndihmosh” – tha një mërgimtare nga Zvicra.  

“Pikë së pari na motivon fakti që ne kemi ardhë prej një pjesë që ka pas nevojë, edhe ka dasht fati që të ikim jasht dhe kemi kushte financiare më mirë se këtu dhe ajo na shtyn që të kontribuojmë më shumë për familjet më me nevojë këtu” – u shpreh një mërgimtarë tjetër nga Amerika.

“Bamirësit Strugan” ka filluar punën para tre vitesh, si një mision të vogël humanitar mes një grup miqësh dhe familjarë, ndërsa sot është zgjeruar shumë dhe vazhdon të zgjerohet.

Dita ditës shoqatës i shtohen anëtarë të rinj, të cilët duan të japin ndihmën e tyre në mënyra të ndryshme.

Unë kisha dëgjuar për këtë organizatë, që kur isha në Çikago, dhe nuk kisha detaje shumë por ajo që dëgjova ishin vetëm fjalë të mira, pra të rinj që kanë marrë iniciativë dhe ndihma e tyre shkon në çdo shtresë. E tani vendimi i tyre ishte që të isha pjesë e bordit, ma prezantuan dëshirën e nuk desha t’ua prish kështu që ka disa ditë që jam inkuadruar këtu.” – tha Ejup Jakupi, anëtar i ri i bordit të shoqatës.

Shoqata “Bamirësit Struganë” ka tre vite që janë aktiv dhe u kanë dalë në ndihmë shumë njerëzve në nevojë në Strugë dhe rrethinë dhe jo vetëm. Ndihmat e tyre kanë qenë nga më të ndryshmet, që nga paketat ushqimore, pagesa e rrymës elektrike për familjet sociale, ndihma me të holla për raste shëndetësore e më shumë e deri tek ndërtimi i shtëpive.

Transparenca ka qenë gjithmonë pika më e fortë e tyre, që ka bërë të fitojnë besimin e donatorëve. Mbështetja më e madhe e tyre janë mërgimtarët, por edhe bizneset private në vend si dhe persona fizik që jetojnë këtu. (Ilmije Zhaku, TVM2)