Ukrainë, sulme ajrore dhe bombardime të vazhdueshme

06.08.2023 17:18

Ukraina u ballafaqua me sulme masive....

Ukraina u ballafaqua me sulme masive me raketa gjatë natës së 5-6 gushtit, duke i shkatërruar 70 raketa dhe dronë që kishin për cak zona të ndryshme në Ukrainë, njoftoi Mbrojtja Ajrore ukrainase.

Kievi tha se sistemi i vet mbrojtës i shkatërroi 12 prej 14 raketave të shkrepura nga deti, para se ato ta arrinin cakun e tyre.

Të gjithë 27 dronët Shahed u shkatërruan, po ashtu, raportoi Forca Ajrore e Ukrainës.

Dy njerëz u vranë dhe katër të tjerë u plagosën në sulmet ajrore ruse në rajonin Harkiv në Ukrainë, tha kryetari i administratës ushtarake rajonale, Oleh Syniehubov.

Gjatë sulmeve, Rusia e ka goditur me bombë një qendër të transfuzionit të gjakut në Kupiansk, në rajonin e Harkivit, në verilindje të vendit, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Vetëm ky krim lufte tregon gjithçka për agresionin rus”, tha Zelensky.

Rusia nuk ka komentuar rreth kësaj ngjarjeje. Në të kaluarën, ajo i ka mohuar akuzat se i po i sulmon civilët – apo se ka kryer krime lufte.