Suedia dhe Hollanda në çerekfinale të Botërorit për femra
Skuadra suedeze e futbollit për femra...

Skuadra suedeze e futbollit për femra e prirë nga kapitenja Kosovare Asllani, kaloi në çerekfinale të Kupës së Botës në Australi dhe Zelandën e Re, pasi mposhti me penallti kampionet në fuqi, katër herë kampionet e botës, SHBA.
Ndeshja në pjesën e rregullt ishte pa gola 0-0, dhe rezultati mbeti i njëjtë edhe pas kohës shtesë. Por në penallti, Suedia ishte më e mirë me 5-4.
Dy golat e parë për Suedinë u shënuan nga Fridolina Rolfo dhe Elin Rubensson dhe më pas humbën Nathalie Bjoern dhe Rebecka Blomqvist.
Pas kësaj golin e fitores e shëoi Lina Hurtig, ndonëse portierja amerikane Alyssa Naeher e devijoi topin në vijë dhe rezultati duhej të konfirmohej nga VAR.
Për SHBA-të Sophia Smith pati një shans për t'i dhënë fitoren, por e goditi topin mbi portë në serinë e pestë. Kelley O'Hara goditi penalltinë e fundit për amerikanet dhe e humbi. Që nga Botërori i parë për femra i mbajtur në vitin 1991, ekipi kombëtar i SHBA-së nuk ka përfunduar kurrë më poshtë se vendi i tretë, ndërsa në këtë takim, kapitenja e Suedisë, Kosovare Asllani, luajti deri në minutën e 82-të.
Futbollistet holandeze u kualifikuan në çerekfinale pasi mposhtën 2:0 Afrikën e Jugut në Sydney. Pas dy fitoreve dhe një barazimi në grup, holandezet mposhtën kundërshtaret afrikane me nga një gol në çdo pjesë.
Jill Roord i kaloi ata në epërsi pas nëntë minutash lojë. Në minutën e 68-të, Martens asistoi në golin e Danielle van de Donk, e cila konfirmoi fitoren dhe promovimin tutje ne çerekfinale.
Kujtojmë se kjo është vetëm paraqitja e tretë e holandezeve në Kampionatin Botëror dhe në të fundit ata arritën deri në finale.
