Botë

Një aeroplan i "Turkish erlajns" e gaboi sot pistën

04.03.2015 13:00

Një aeroplan i Kompanisë "Turkish erlajns" me 238 udhëtarë e gaboi sot pistën gjatë aterrimit në aeroportin në Katmandu dhe ka zbritur në një fushë në afërsi...

Disa nga udhëtarët kaluan me lëndime më të lehta. Gjatë aterrimit ka pasur mjegull të dendur, ndërsa pista ishte e rrëshqitshme pas reshjeve ditore.

Aeroplani është nisur nga Stambolli pas fluturimit shtatë orësh, gjysmë ore ka fluturuar mbi Nepal para se të zbresë nga tentimi i dytë.

Aeroporti Ndërkombëtar në Katmandu është mbyllur pas këtij incidenti.

Në rrjetet sociale janë publikuar fotografi të aeroplanit turk në të cilat shihet se pjesa e përparme e aeroplanit është dëmtuar, ndërsa mediat lokale theksojnë se gjatë aterrimit janë dështuar frenat. 

LEUNORA KALIQI