Ndryshimet Kushtetuese, VMRO-DPMNE i përgjigjet Kovaçevskit: Me vonesë, konsensusi duhej para një viti
Deklaratat e fundit të kryeministrit Kovaçevski...

Deklaratat e fundit të kryeministrit Kovaçevski që sigurojnë pamundësinë e kërkesave të reja nga fqiu lindor, sepse siç ka thënë, për këtë çështje ka marrë garanca të forta nga liderët më të lartë të BE-së dhe nga vetë Bullgaria, për VMRO-DPME-në janë qëndrime joserioze dhe që nuk përkojnë me realitetin.
Opozita maqedonase prononcimin e shefit të ekzekutivit e bazon në deklarata joekzistuese të Sofjes. Nga partia e Mickovskit sërish me qëndrim se konsensusi nacional për ndryshimet ksuhtetuese nuk do të ketë, ndërkaq pohojnë gatishmëri vetëm për konsensus që siguron zgjedhje të parakohsme parlamentare.
Njëherit, akuzojnë kryeministrin për mosdënimin e mesazheve të Sofjes për 2 gusht, ku krerët e Bullgarisë kryengritjen e 2 gushtit e quajtën bullgare, dhe sipas VMRO-së, edhe nëjherë u lejua që një e pavërtetë historike e Sofjes të mohojë drejtpërdrejtë identiteitn maqedonas.
“Bashkimin nacional, Kovaçevski me arrogancën dhe injorimin e tij e lëshoi qysh para një viti. Edhe atëherë kemi thënë edhe tani përcjellim: Ndryshim të kushteutës nën diktimin bullgar nuk do të ketë. Duhen garanca institucionale nga BE-ja për identitetin shumëshekullorë të popullit maqedonas dhe garanca se procesi i negociatave nuk do të shndërrohet në lëvizje drejt qëllimit ku do të gjenden kushte të reja, deri në asimilim të plotë të Maqedonisë dhe popullit maqedonas” – tha Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski.
Ndryshe, kryeministri Kovaçevski në intervistën për agjencinë e lajmeve “MIA”, edhe njëherë ka bërë thirrje që në seancën e 18 gushtit, kur duhet të nis debati për ndryshime kushtetuese, të gjitha partitë dhe aktorët shoqërorë të bartin përgjegjësi para një vendimi që do të vendos vazhdim të integrimit evropian apo izolim për kohë të gjatë, duke garantuar pamundësinë e kushteve shtesë nga Bullgaria, përpos atyre që i parasheh korniza negociuese e RMV-së me Bashkimin Evropian. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
