Qytetarët, mungesë e insulinës, gjilpërave, lentave, etj…

07.08.2023 15:30

Qytetarët e anketuar thonë që ka mungesë të ilaçeve....

Qytetarët e anketuar thonë që  ka mungesë të ilaçeve të caktuara në listën pozitive, ndërsa mungesë të theksuar ka edhe të lentave për matjen e sheqerit, me ç’rast  detyrohen të paguajnë privat.

“Nganjëherë kemi, nganjëherë s’kemi, më të shtrenjtat i paguajmë me para. Për insulina është problem, se nuk ka as lenta, as inekcione, gati një vit nuk ka. 800 denarë ishin mi ble privat, kur kemi i blejmë, kur s’kemi si blejmë.”

“Kur ka mungesë të ilaçeve shkojmë nëpër barnatore të ndryshme dhe kërkojmë të paktën privat ti marrim ilaçet e nevojshme. Edhe mjekët më shumë na i shkrujanë recetat privat ti marrim. Ka ilaçe të ngjashme që mund të merren edhe me recetë me më pak para.”

“Shtrenjtë janë barnat, duhet të paktën pensionet të naj rrisin që të mundemi ti përballojmë shtrenjtësisë.”

“Ka ilaçe, po shum shtrenjtë, këto pa recetë janë 400 den, vetëm gjysmat i morra, jo të gjitha ilaçet”

“Ka mungesë të insulinës, nuk ka lenta, injeksione, dhe gjindemi disi. Marrim nga njëri tjetri sa për të kaluar ose duhet paguar privat.”

“Ka ilaçe, por nganjëherë edhe nuk ka, varet se sa i sjellin në barnatore ilaçet.” – thanë disa qytetare të intervistuar nga TVM2.

Para disa ditësh Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, informoi se është miratuar Rregullorja e re për vendosjen e barnave në listën pozitive, e cila bazohet në praktikat evropiane në këtë fushë, duke përfshirë këtu edhe marrëveshjet e veçanta që do të mundësojnë disponueshmërinë e ilaçeve inovative për pacientët.

Është formuar komisioni i ekspertëve i cili e përcakton propozimin për listën e barnave në barrë  të Fondit për Sigurim Shëndetësor, i cili do të punojë në vazhdimësi për ndryshimin dhe plotësimin e listës pozitive të barnave për të përmbushur nevojat e pacientëve me terapi përkatëse. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)