Bytiqi, inflacioni në korrik, u ul në 8,4%
Inflacioni në vend për muajin korrik...

Inflacioni në vend për muajin korrik nga matja e kostos së jetesë është ulur në 8,4% bën të ditur zëvendëskryemisnitri për çështje ekonomike Farmir Bytiqi.
“Qeveria po punon me përkushtim maksimal me të gjitha masat e disponueshme për ta ulur atë në minimum deri në fund të këtij viti kalendarik, për të mbrojtur standardin e qytetarëve. Këto shifra janë në përputhje edhe me parashikimet e Qeverisë, e cila parashikon që inflacioni mesatar për vitin 2023 të jetë 8,9%. Nga ana tjetër, kjo Qeveri i kushton vëmendje të madhe krijimit të një klime pozitive biznesi, ku kompanitë do të motivohen të paguajnë paga konkurruese, rritja vjetore e të cilave do të jetë shumë më e lartë se rritja e kostos së jetesës”, - thekson Bytiqi në postimin e tij në rrjetet scociale.
Ai pret që rritja e pagës mesatare të vazhdojë me ritme dyshifrore dhe të jetë dukshëm mbi rritjen e kostos së jetesës, që do të nënkuptonte edhe një rritje reale të fuqisë blerëse tëqytetarëve të vendit.
