Tetovë, protesta për rritjen e pensioneve
Protestës së pensionistëve nga qytetet tjera të vendit...

Protestës së pensionistëve nga qytetet tjera të vendit për rritje të pensioneve u janë bashkuar edhe pensionistët e Tetovës. Ata kërkojnë rritje lineare të pensionëve nga muaji shtator dhe jo rritje me përqindje. Kështu ka deklaruar kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Tetovës, Selver Memeti.
Sipas Memetit, lidhja e pensionistëve propozon rritjen e pensionëve të ulta e cila do të zgjidhej në kuadër të sistemit pensional dhe jo me ligj të veçantë. Propozimet janë dërguar deri tek Ministria për Punë dhe Politikë Sociale që e njejta të shqyrtojë këtë propzim.
“Qëllimi i protestës së sotme, rritja e pensioneve nga 1 Shtatori, të bëhet në mënyrë lineare për të gjithë pensionistët edhe atë me nga 3000 denarë për krejt pensionistët. Deri më tani në bazë të lidhjes se Shoqatës së pensionistëve të Maqedonisë, në bazë të udhëzimeve të atyre, është e rregulluar që të rritet me përqindje, dhe ne duam të ndryshohet ligji për rritje të pensioneve ose harrmonizinin e tyre, dhe të vendoset edhe kërkesa e tyre në mënyrë lineare, pasi në ligj ka vetëm rritje me përqindje. Nga 1 shtatori kërkojm rritje lineare për të gjithë pensionistët, dhe gjithashtu kërkojmë ndryshimjn e ligjit, që të mundësohet që rritja të jetë ligjore, nëpërmjet rritjes lineare” – tha Kryetari i Shoqatës së pensionistëve të Tetovës, Selver Memeti.
Rritja e pensionëve është e rregulluar me ligjin për sigurim pesnional dhe invalidor dhe bëhet dy herë në vit, me 50 përqind nga rritja e pagave dhe 50 përqind nga rritja e shpenzimeve për jetë në gjysmëvjetorin e vitit paraprak, gjithnjë duke u bazuar në të dhënat që publikon Enti Statistikor.
Por, të dhënat për rritjen e pagave ende nuk janë publikuar prandaj edhe nuk dihet përqindja e rritjes së pensioneve nga 1 shtatori.
Në ndërkohë, nga Shoqata e Pensionistëve në Tetovë theksuan se çdo ditë duke filluar prej nesër do të ketë protesta para zyrave të kësaj shoqate nga ora 10:00. Nga kjo shoqatë kanë ftuar të gjithë pensionistët pa marrë parasysh përkatësinë e tyre që t`i bashkëngjiten protestës. (Visar Sadiki, TVM2)
