Gjykata e Apelit nga 18 i ul dënimin Nikollovit në 8 vite burg
Gjykata e Apelit i ka ulur nga 18 në 8 vite burg Angellçe Nikollov...

Gjykata e Apelit i ka ulur nga 18 në 8 vite burg Angellçe Nikollov, i cili në gjendje të alkoolizuar me veturën e tij në dhjetor të vitit të kaluar goditi për vdekje një vajze 11 vjeçare, ndërsa lëndoi rëndë nënën e tij në kalimin për këmbësorë në Veles.
Ulja e dënimit për 10 vite është bërë për dy veprat për të cilat ngarkohet Nikollov siç janë “vepra të rënda ndaj sigurisë së njerëzve” dhe “mosdhënia e ndihmës personit në aksident trafiku”.
Nikollov shkaktoi aksidentin fatal në kohën kur kishte ndalesë për drejtimin e automjetit, ndërsa i akuzuari pasi aksidentoi nënë e bijë u largua nga vendi i ngjarjes duke u fshehur për 30 orë.
Vendimi për ti ulur dënimin Nikollovskit për 10 vite ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, disa prej të cilëve e kanë quajtur shokues vendimin.
