Taravari: Ende ka gjasa për ndryshimet kushtetuese
07.08.2023 17:05
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari...

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari është optimist se ende ka gjasa të realizohen ndryshimet kushtetuese.
Ai tha se nëse kjo nuk realizohet, atëherë do të jetë një moment i ri, i cili, do të duhet të shqyrtohet në organet partiake.
I pyetur rreth subjektit të ri politik të Izet Mexhitit, Taravari, tha se nuk vlerëson që ajo e dëmton partinë që ai drejton.
Ndërsa ai nuk sheh asgjë tragjike në takimet e tij me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, duke theksuar se ASH komunikon me të gjitha partite, përveç me Levicën.
