Sindikatat e pavarura të shëndetësisë me apel, të plotësohen kërkesat, ose protesta në shtator
Sindikata e Pavarur e Shëndetësisë dhe ajo e Geriatrisë...

Sindikata e Pavarur e Shëndetësisë dhe ajo e Geriatrisë, pas mbledhjes në Ministrinë e Shoqërisë Informative dhe Administratës, e cila kaloi në një atmosferë të mirë, deklaruan se nëse ministritë përkatëse nuk dëgjojnë kërkesat e tyre, pritet një “vjeshtë të nxehtë, me protesta të punonjësve të shëndetësisë dhe policisë.
Në mbledhje u konstatua se ka një sërë anomalish në kontratat kolektive të punonjësve shëndetësorë.
Edhe pse sindikatat kanë dërguar kërkesa për zgjidhjen e kësaj çështje, nuk kanë marrë përgjigje deri më tani dhe thonë se nëse deri në shtator nuk kanë zgjidhje, do të dalin në protesta bashkë me policinë.
“Punonjësit shëndetësor nuk mund të kalojnë muajin, atëherë si ata punonjës shëndetësor do të përkujdesen për pacientët në institucionet shëndetësore. Prandaj po i lus edhe një herë institucionet të zgjedhin këtë problem sepse në shtator do të kërkojmë që pagat tona të rriten për 30 përqind. Nëse mundet për disa punonjës të rriten pagat për 3o përqind ne e llogarisim veten të diskriminuar si njerëz që tërë jetën i apërkushtojnë humanizmit” – tha Koordinatori i Sindikatave të pavarura të Shëndetësisë, Bobi Bojçevski.
Edhe përkujdesësit shëndetësor duhet të menaxhohen si punonjës shëndetësorë, jo si staf teknik siç është tani, dhe në të njëjtën kohë është e nevojshme rritja e pagës së tyre që të mos jenë në kategorinë e pagës minimale, kërkojnë nga sindikati i pavarur i geriatrisë.
“Tani u mbetet punëdhënësve nëse do ta pranojnë kërkesat e dala nga mbledhja e sotme dhe ti inkorporojnë në dokumente apo do të vazhdojnë si më parë, të mos i njohin si punonjës shëndetësorë por të vazhdojnë si personel teknik, gjë që nuk është e drejtë” – u shpreh Kryetari i Sindikatës së pavarur të Geriatrisë, Lazo Kostovski.
Kostovski kërkoi edhe ndryshimin e Ligjit qëdo të mundësonte që 50 punonjësit e geriatrisë me kontrata të përkohshme , në vend që pas pesë vitesh të marrin kontrata të përhershme, kjo gjë tu mundësohet pas gjashtë muajve. (Flutura Latifi, TVM2)
