Botë

Dhjetë emigrantë ilegalë kanë humbur jetën në Detin Mesdhe

04.03.2015 12:33

Dhjetë emigrantë ilegalë, që janë përpjekur përmes detit të arrijnë deri në Itali, janë mbytur pasi që varka e tyre është përmbysur në pjesën jugore të Detit Mesdhe...

Dhjetë emigrantë ilegalë, që janë përpjekur përmes detit të arrijnë deri në Itali, janë mbytur pasi që varka e tyre është përmbysur në pjesën jugore të Detit Mesdhe, kumtoi roja bregdetare italiane.
 
Fatkeqësia ka ndodhur dje 80 kilometra në veri të Libisë. Në varkë ka pasur 130 persona. Një anije e rojes bregdetare ka arritur të shpëtojë një pjesë më të madhe të emigrantëve, ndërsa nga uji janë nxjerrë dhjetë trupa.
 
Anija e rojes bregdetare tani më ka transportuar 319 emigrantë, të shpëtuar dje në një operacion paraprak.
 
Në periudhën prej 24 orëve në shtatë operacione janë shpëtuar gjithsej 941 emigrantë, përfshirë 30 fëmijë dhe 50 gra./mia