Ohër, dy të plagosur në një dasëm

07.08.2023 18:24

Krismat me armë shpeshherë i kanë shndërruar dasmat....

Krismat me armë shpeshherë i kanë shndërruar dasmat në tragjedi. Kështu ndodhie në Ohër, ku nga të shtënat me armë zjarri janë plagosur babë e bir.

Ngjarja ka ndodhur në një dasmë të organizuar në një oborr shtëpie në rrugën “Petrino” në Ohër.

Siç bën të ditur policia nga të shtënat me armë nga një 60-vjeçar, janë plagosur babë e bir, I.S, 39 vjeç dhe fëmija i tij i mitur.

Të plagosur janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër, ku është kryer ndërhyrje mjekësore.