Sallah thotë “JO”, refuzon rrogën e çmendur
Arabia Saudite vazhdon me hapin e saj të vendosur...

Arabia Saudite vazhdon me hapin e saj të vendosur, e bindur për të nënshkruar edhe me lojtarët më të mirë të planetit, por ka raste kur as shuma të mëdha prej miliona euroshe nuk i bindin më të mirët të ndryshojnë ligë.
Ky ka qenë rasti i Mohamed Salah, i cili edhe pse ishte i lidhur me një transferim të mundshëm drejt Al-Ittihad, këtë të hënë e ka mohuar këtë informacion. Burimi nuk ishte askush tjetër përveç Ramy Abbas Issa, agjent i futbollistit egjiptian, i cili garantoi se klienti i tij do të mbetet lojtar i Liverpool-it edhe sezonin e ardhshëm.
“Nëse do të mendonim të largoheshim nga Liverpool këtë vit, nuk do të kishim rinovuar verën e kaluar. Mohamed mbetet i përkushtuar ndaj klubit anglez”, – ka shkruar përfaqësuesi i “Faraonit” në rrjetet e tij sociale, duke aluduar për faktin se Salah premtoi rinovimin në gusht 2022, kur kontrata e tij po mbaronte.
Meqë nuk u largua atëherë falas, si mund të largohet tani, pas një viti. Në këtë mënyrë hidhet poshtë informacioni nga “Al Riyadh”, në të cilin doli në dritë se oferta e Al-Ittihad për Salah ishte 180 milionë euro, për dy sezone.
Sipas publikimit në fjalë (një televizioni saudit), oferta për Liverpool-in ishte 70 milionë euro.
Salah, 31 vjeç, është ende yll i Liverpool-it, ku mbërriti nga Roma më 2017.
Vitin e kaluar rinovoi kontratën e tij me “Reds” dhe nëse nuk ndryshon asgjë, do të vazhdojë të mbrojë fanellën e kuqe deri në vitin 2025.
Në total, ai ka luajtur tashmë 305 ndeshje me gjigantët e “Anfield”, duke shënuar 263 gola dhe duke dhënë 132 asiste.
