Torino- Vata, nuk është thjesht një ide
Rocco Vata, djali i ish-kapitenit të Kombëtares Rudi Vata....

Rocco Vata, djali i ish-kapitenit të Kombëtares Rudi Vata, shihet si një nga talentët më të mëdhenj në Skoci.
18-vjeçari është pjesë e Celtic ku me skuadrën e parë ka luajtur katër ndeshje. Kjo ka bërë që Torino të vihet pas tij. Portalet në Itali shkruajnë për një interesim të klubit ndaj tij.
Kontrata e Vatës skadon verën e ardhshme por klubi i Torinos është gati të hyjë në negociata me klubin skocez për të blerë kartonin e tij, duke qenë se të dyja palët kanë përfitim.
Torino shpreson ta marrë për një çmim relativisht të ulët e nga ana tjetër, Celtic nuk do ta humbiste me parametra zero.
Vata luan si mesfushor i avancuar por gjithashtu edhe si sulmues krahu nga e majta dhe nga e djathta, teksa bën pjesë në skuadrën kombëtare të Irlandës.
