Auto-reli, Evans triumfoi në Finlandë
Piloti britanik Elfin Evans....

Piloti britanik Elfin Evans, ka fituar garën e auto relit të zhvilluar në Finlandë. Ishte kjo gara e nëntë në kuadër të kampionatit botëror të autorelit. Me këtë fitore tani Evans, në renditjen e përgjithshme iu ofrua finlandezit Kalle Rovanper, i cili ishte detyruar të largohej nga ko garë. Britaniku Evans ka 145 pikë në renditjen e përgjithshme, ndërsa dhe Rovanpera 170.
“Ka qenë një fundjavë mjaft e mirë. Sigurisht, na vjen keq për humbjen e shokut tonë të skuadrës në fillim të saj, por pas kësaj ishte vërtet fantastike të drejtosh këtë makinë. Ka qenë një atmosferë fantastike. Është e mrekullueshme ti keni të gjithë pas shpine. Për sa i përket kampionatit, nuk është keq dhe sigurisht që ne e ngushtuam diferencën, ashtu që kjo është pozitive." – tha fituesi i garës, Elvin Evans.
Deri në mbyllje të kampionatit të sivjem ka vetëm edhe katër gara. I treti në renditje është Tieri Nojvill në Hjundai me 134 pikë. Kampionati i auto-relit do të vazhdojë me 7 shtator me garën e cila është parashikuar të zhvillohet në Greqi.
