Botërori i femrave, Australia dhe Anglia kualifikohen në çerekfinale
07.08.2023 19:09
Përfaqësuesja e Anglisë dhe ajo e Australisë...

Përfaqësuesja e Anglisë dhe ajo e Australisë në futboll për femra janë kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Botës që po zhvillohet në Australia dhe Zelandë të Re.
Organizatoret e këtij botërori australianet pa probleme me rezultatin 2:0 e mundën Daniamrkën.
Anglia në 1/8 e finales pas ekzekutimit të penaltive e mundi Nigerinë.
Si në kohën e rregullt edhe në atë shtesë në këtë përballje nuk kishte gola, ndërsa në goditjet nga pika e bardhë anglezet ishin më të mira dhe fituan me 4:2. Anglia në çerekfinale do të përballe me fituesin e ndeshjes Kolumbia – Xhamajka e cila në program do të jetë të martën.
