Situatë e tensionuar në Nigeri, Junta mbyll hapësirën ajrore
Tensionet në Afrikën Perendimore...

Tensionet në Afrikën Perendimore dita ditës po rriten. Udhëheqësit e grusht shtetit të Nigerisë kanë mbyllur hapësirën ajrore të vendit deri në një njoftim të dytë, duke përmendur kërcënimin e ndërhyrjes ushtarake nga fqinjët.
Këshilli kombëtar për mbrojtjen e vendit i ka informuar qytetarët se forcat e huaja janë të gatshme për sulm, siç thuhet në koordinim me bashkësinë ekonomike të shteteve të Afrikës Perëndimore dhe forcat e armatosura terroriste.
“Të përballur me kërcënimin për intervenim, e cila po përgaditet, hapësira ajrore e Nigerisë është e mbyllur për të gjithë aeroplanët. Të gjitha tentimet për të dëmtuar hapësirën ajrore kombëtare të Nigerisë do të përballen me veprim momental. Këshilli nacional i mbrojtjes me apel drejt rinisë, të jenë të përgaditur për mbrojtjen e shtetit tone” – tha Zëdhënësi i Nigerit pas grushtshtetit, Amadu Abdurraman.
Algjiri dhe Çadi kundërshtuan përdorimin e forcws, përderisa Mali dhe Burkina Faso të udhëhequr nga ushtria, thanë se intervenimi do të ishte shpallje e luftës kundër tyre.
Dje mjëra përkrahës të grushtshtetit të Nigerisë u mblodhën në kryeqytet kundër ultimatumit të bllokut rajonal, “Ekovas”.
“Kishte sulme mbi disa rajone, ku ishte bashkësia ekonomike e vendeve të Afrikës Perendimore. Tani disa individ janë të intresuar dhe thonë po ka Ekovas, por nuk ishin këtu kur ishte e nevojshme. Nuk munden të intervenojnë tani, vetëm vinë për të na shantazhuar.” – tha Bukari Amadu, pwrkrahws i grushtshtetit.
Me kalimin e kohës më të zëshme janë pohimet se para kalimit të afatit për lirimin e Presidentit të shkarkuar Muhamed bazum dhe intervenimit të mundshëm, junta ushtarake e Nigerisë ka kërkuar ndihmë nga grupi i paguar rus Wagner.
