Struga TL përballë boshnjakëve ose islandezëve

07.08.2023 19:49

Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti...

Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për fazën “Play-Off” të Ligës së Konferencës. Struga TL, Ballkani dhe Partizani kanë mësuar kundërshtarët e kësaj fazë por vetëm nëse arrijnë të kalojnë turin e tretë eliminator të këtij komepticioni ku për të bërë diçka të tillë u duhet që të eliminojnë kundërshtarët aktual.

Kampioni aktual i vendi Struga Trim Lum,  së pari duhet të eliminojë skuadrën e Suift Hesperanzh nga Luksemburgu dhe më pas të mendojë për përballjen me fituesin e ndeshjes Zrinjski (BeH) / Breidablik (ISL). Skuadra e Partizanit nga Tirani, nëse kalon raundin e tretë në “play off” do të përballet me më të mirin nga ndeshja mes Astana dhe Ludogoreci. Përderisa skuadra përfaqësuese e Kosovës në Ligën e Konferencës, Ballkani, nëse  kalon këtë raund në “play off” do të përballet me më të mirin nga ndeshja Sherif i Moldavisë dhe Bate Borisov të Bjellorusisë.

Sa ju përket këtyre dy skuadrave në short kemi një ironi të fatit ku Partizani dhe Ballkani të ndërrojnë kundërshtarët e tyre.

Kujotjmë se Ludogorets eleminoi skuadrën e Ballkanit nga Liga e Kampioneve, ndërsa Bate Borisov e largoi Partizanin nga  eliminatoret e Ligës së Kampionëve.


LIGA E KONFERENCËS SË UEFA-SË

STRUGA TL - Zrinjski (BeH) / Breidablik (ISL)

PARTIZANI - Astana (KAZ) / Ludogorets (BUL)

BALLKANI - Sheriff Tiraspol (MDA) / BATE Borisov (BLR)