Përplasen dy helikopterë në Kaliforni
Në Kaliforni u nxorën tri viktima të ekuipazhit të zjarrfikësve...

Në Kaliforni u nxorën tri viktima të ekuipazhit të zjarrfikësve, pas një përplasjeje helikopterësh. Tragjedia ndodhi afër qytetit Cabazon.
Përgjatë një misioni të kërkim shpëtimit, tre persona kanë humbur jetën pasi dy helikopterë u përplasën me njëri-tjetrin në Kaliforni. Incidenti fatal ndodhi pasi ekuipazhet e zjarrfikësve u thirrën për të shuar zjarr afër qytetit Cabazon, në kantonin e Riverside.
Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit, ka nisur hetime të detajuara për shkaqet që sollën deri tek aksidenti. Viktimat u identifikuan si kapiteni zjarrfikës së bashku me shefin e divizionit nga Departamenti i Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri si dhe një pilot i kontraktuar.
Shefi i rajonit jugor për Cal Fire e përshkroi incidentin si një humbje tragjike.
Sipas të dhënave të Cal Fire, këto janë vdekjet e para të sezonit nga ekuipazhi i grupeve të mbrojtjes nga zjarri për vitin 2023.
