Ndryshime në qeverinë e Kosovës, Mehaj zëvendësohet nga koloneli i FSK-së, Maqedonci

08.08.2023 10:31

Në Qeverinë Kurti së shpejti do të ketë ndryshime....

Në Qeverinë Kurti së shpejti do të ketë ndryshime. Ministri i deritashëm i Mbrojtjes Armend Mehaj, do të zëvendësohet nga koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci.

Mehaj ende nuk dihet nëse do të transferohet në ndonjë pozitë në institucionet e Kosovës, apo do të kthehet në vendin ku ka jetuar e punuar në Norvegji.

Kryeministri Kurti thuhet se tashmë ka pranuar dorëheqjen e ministrit Mehaj, i cili ka kërkuar lirimin nga detyra.

Sipas burimeve të RTKlive, Mehaj ka ofruar dorëheqje për arsye familjare.