Nikoliq: qendrat e jashtme po përpiqen të rrezojnë Vuçiçin
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka deklaruar mbrëmë se qendrat e jashtme të fuqisë po përpiqen që nëpërmes mediave ta rrëzojnë kryeministrin, Aleksandar Vuçiç..

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka deklaruar mbrëmë se qendrat e jashtme të fuqisë po përpiqen që nëpërmes mediave ta rrëzojnë kryeministrin, Aleksandar Vuçiç, dhe “të gjitha autoritetet” në Serbi.
“Mendoj se dikush fshihet, nuk dëshiron të thotë hapur, por dikush fshihet dhe i rrëzon të gjitha autoritetet në Serbi nëpërmjet gazetarëve, të cilët për këtë marrin ndonjë para”- i tha Radio Televizionit të Serbisë zoti Nikolliq.
Në pyetjen se të dyshuarit eventualë për rrëzimin e autoriteteve në Serbi a gjenden në vend apo jashtë tij, ai tha se ata janë jashtë Serbisë, raporton agjencia “Beta”.
