RMV: 100 ushtarë do të dërgohen në Slloveni
08.08.2023 11:15
100 pjesëtarë të armatës së Maqedonisë së Veriut të mërkuren do të nisen për në Slloveni...

100 pjesëtarë të armatës së Maqedonisë së Veriut të mërkuren do të nisen për në Slloveni, për të ndihmuar në përballjen e pasojave nga përmbytjeve e madha që e kapluan këtë vend dit më parë. Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, sqaroi se ushtarët janë kërkuar përmes mekanizmit për ndihmë dhe mbështetje në situata krize dhe kanë vendosur që t'u përgjigjen nevojave të vendit mik dhe aleatit në NATO. Autoritetet vendore kanë kontaktuar menjëherë Lubjanën zyrtare për të koordinuar dhe përcaktuar nevojën për ndihmë.
“Në kërkesë është potencuar se gjithsejt kërkohen 200 ushtarë ndërsa Republika e Maqedonisë së Veriut do të dergojë 50 % nga ajo që kërkohet, që don të thotë se 50 % e tjera apo 100 ushtarë do ti mbulojnë vendet tjera anëtarë të Nato-s dhe BE-së.”, tha ministrja e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska.
Sllovenia ka kërkuar edhe mjete tjera teknike dhe mbështetje materialo-teknike, për të cilat për momentin ne nuk jemi në gjendje të përgjigjemi, tha Petrovska.
“Janë kërkuar edhe mjete tjera teknike dhe ndihmë materiale për të cilat ne nuk jemi në gjendje që ti përgjigjemi por kuptohet se në të ardhmën nese kemi kërkesa për ti cilat kemi mudësi do të ju përgjigjemi.”, tha Petrovska.
Ministrja Petrovska shprehi keqardhje që edhe kjo tragjedi u shfrytëzua për përhapjen e gënjeshtrave në opinion se kinse vendi po vonon me ndihmën por e verteta është se ata kanë qenë në pritje të analizës nga pala Sllovene për atë se çfarë kanë nevojë.
Shirat dhe rrëshqitjet e dheut, që nisën të enjten e javës së kaluar, kanë përmbytur pjesë të mëdha të Sllovenisë qendrore dhe veriore, duke e bllokuar qasjen në fshatra dhe duke e penguar trafikun, ndërsa kanë shkaktuar edhe gjashtë viktima.
GAZMEND KURTISHI
